Pas fotove NUDO, Bleona publikon video LAKURIQ

Fotot topless që bënë xhiron e mediave rozë, e nervozuan jashtëzakonisht këngëtaren shqiptare. Aq sa, Bleona Qereti fajësoi paparazzit se i kishin përpunuar trupin me photoshop të cilët i shau e i ofendoi.
37-vjeçarja, duke dashur të triumfojë mbi "skandalin" që shpërtheu, publikoi këtë video, ku i kërkonte fansave t'i hidhnin një sy pasi filmimi i postuar në 'snapchat', nuk ka mundësi të tjetërsohet. Me pak fjalë, këngëtarja pretendon se ky është trupi i vërtetë i saj. Por, i xhiruar në perëndim, kur ndriçimi është më i lehtë dhe nga larg. Ndryshe nga fotot paparazzi që ishin shkrepur gjatë ditës, me ndriçim të fortë ku doli në pah celuliti dhe disa shenja të çuditshme nëpër këmbë.



Bleona by lapsi-al