Sex bomb-a latine J.Lo, apo ylli shqiptar Bleona

Është e verifikuar tashmë se Jennifer Lopez është muza e këngëtares shqiptare Bleona Qereti. Suksesi i Lopez, jo vetëm është frymëzim për Bleonën, por ajo e ndjek hap pas hapi atë për të pasur pse jo të njëjtin fat. Dëshmia më e mirë e ecjes në të njëjtën rrugë është paraqitja e Bleonës në disa evenimente me fustanë të veshur më herët nga Lopez. Nuk dimë nëse është bërë me qëllim kjo gjë, për t’u kapur nga mediat amerikane, (për rubrika të ngjashme si e STORY, “Kush e ka veshur me mirë”) apo Bleona i adhuron aq shumë veshjet e Lopez sa kërkon ta gjejë edhe shkëlqimin e saj po me to. E themi këtë pasi jo një herë, por shumë herë Bleona është parë me të njëjtët fustane si të Lopez, përsos rasteve ku ka një ngjashmëri të madhe në stil. Gjithsesi ne ju sjellim disa raste flagrante që e verifikojnë mësë miri këtë që po ju themi. Na duhet të themi që për hir të së vërtetës të dyja vajzat kanë një fizik perfekt, ndaj edhe pse shqiptarja jonë Bleona, është ajo që ka kopjuar, ka raste kur ajo e ka sfiduar seks bombën Lopez








Bleona u pa e veshur në një set fotografik të cilin e realizoi para dy vitesh, me një fustan të zi të shkurtër. Ndërkohë që para tri vitesh të njëjtin model e ka veshur edhe J.Lo në Londër në premierën e filmit të saj "The Back-up Plan". Fustani i Jennifer është i koleksionit të Pranverës 2010 nga Lanvin, ndërkohë që nuk e dimë nëse në rastin e Bleonës, fustani është i kësaj marke apo jo. Gjithsesi ashtu si edhe Lopez, edhe Bleona ka përdorur një varëse të rëndë. Në sondazhin tonë ka kryesuar ‘Jenny from the block’, me 59 % karshi 41 % të Bleonës. Ndoshta rripi që J.Lo ka vënë në mes, ka bërë që t’ja paraqesi format më bukur


Bleona triumfon përballë divës latine me Herve Leger

Me një fustan ‘Herve Leger’, një fizik si i Jennifer Lopez do të ishte ‘wow’. Por, jo kësaj here! Lopez e ka veshur këtë fustan para tri vitesh, kur ishte ende e martuar me Marc Anthony asokohe. Duke qenë se materiali që përdor kjo markë për fustanet është llastiku, Jenny me format forma bombastike që ka, do t’i shkonte më së miri fustani nëse do të ishte i ngjitur pas trupit. Por, në këtë dalje këngëtarja e “On the flor”, kishte veshur një fustan, i cili i fshihte asetet që ka, duke e sfumuar figurën e Lopez, që ne jemi mësuar të shohim. Dhe ja tek shfaqet Bleona Qereti, vitin e kaluar në cover të revistës “Kult”, pas publikimit të albumit të saj të parë në anglisht, “Pass Out”. Fustani i bardhë ‘Herve Leger’, i ngjitur pas trupit, e ka bërë Bleonën tonë që të fitojë bindshëm, ndaj divës latine.

Ajo e veshi këtë fustan të dizenjuar nga Roberto Cavalli, në ditëlindjen e saj të 40-të. Një festë surprizë me emrin “Lola”, të organizuar nga bashkëshorti në atë kohë, Marc Anthony, ku Jennifer shkëlqeu nën fustanin e gjatë të bardhë. Me gërshetin e vënë në kokë, vështirë se mund të besohej se këngëtarja kishte prekur të 40-tat. Por duket se edhe bukuroshja jonë ja kishte vënë syrin të njëjtit fustan nën firmën e Cavalli-t, me të cilin u paraqit në vitin 2011 në një mbrëmje bamirësie. Për ne ishte e vështirë të vendosnim se cilës i rri më më mirë ky fustan, ndoshta për vetë madhështinë që do t’i jepte çdo vajze një fustan i gjatë i bardhë. Por, në sondazhin tonë, bukuroshja shqiptare ka kryesuar vetëm me 4% të votave më shumë