ju dua fansat e mi

Këngëtarja shqiptare tanimë me famë edhe në botë falë karrierës së saj në Amerikë, Bleona Qereti, ka befasuar së fundmi me foto e postuara në rrjetet sociale. E ngazëllyer për projektet e saj të reja ditën e djeshme Bleona ndau me miqtë foto ku shfaqej tepër sensuale, e shtrirë në një krevat veshur me të brendshme. Por ajo që ka befasuar ka qenë një foto e postuar më vonë ku Bleona shfaqet tërësisht nudo. Ajo ka përdorur duart për të mbuluar pjesët intime, ndërkohë që pozon e zhveshur para aparatit fotografik. Thuhet se këngëtarja ka pozuar për një revistë shqiptare dhe është renditur si një nga femrat shqiptare më seksi të vitit 2013. E pëlqyer nga disa dhe e kritikuar nga disa të tjerë Bleona duket se nuk ka të ndalur. Ajo është e gatshme të bëjë gjithçka për famë. (Blerta Tusha/shqiptarja.com)