Bleona Qereti: Tregon sekretet e saj…(Intervista)

Elegante, e fresket, edhe pse me dy ore gjume, asnje shenje pagjumesie nuk vijezohet ne portretin e saj…Bleona Qereti eshte kthyer mese ne forme. Gati per te riperseritur suksesin e nje dekade me pare, kur vendosi te bente nje tur ne gjithe Shqiperine. Kete here per shkak te vendosjes se menjehershme per prezantimin e albumit te pare te saj ne anglisht, ne Shqiperi axhenda eshte e vogel: tre koncerte, nje ne Vlore qe do te jete sot ne mbremje, me rastin e 100 vjetorit te pavaresise, nje ne qytetin e saj te lindjes, ku pati edhe daljet e para skenike, ne Elbasan dhe nje ne Shkoder, qytetin e babait te saj.

Me tej sipas ofertave do te shihen edhe mundesi te tjera. Ne nje takim te saj me median, Bleona pervec turit te saj, tregoi edhe per veshtiresite e hasura ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per sakrificat e saj duke braktisur cdo gje per te realizuar kete album dhe futjen ne tregun muzikor atje… A do t’ia arrije?! Bleona pohon se nuk do te ndalet kurre pa e pare veten ne MTV. Dhe kjo madje do te ndodhe shume shpejt!

Bleona, keni realizuar albumin tuaj te pare anglisht me qellimin per te hyre ne tregun amerikan. Perse po e promovoni ne Shqiperi?
Nuk ka arsye me te mire se sa ta nisja ketu turin. Une ketu kam nis karrieren. Me kane dashur qe kur jetoja ne Allias dhe merrja Ledinen (Celo) tek Medreseja dhe shkonim ne shkolle bashke.
Une mendova se duhet te nderoja njehere Shqiperine, vendin ku kam 20 vjet qe bej karriere. Vendosa jo pa qellim qe koncertin ta bej ne Vlore, me rastin edhe te 100 vjetorit te Pavaresise. Turi do te vijoje ne Elbasan, qe eshte dhe qyteti i pare ku kam filluar karrieren dhe jam ngjitur ne skene e me tej dhe Shkodra vendi i tim eti. Duke qene se nuk kam kohe as buxhet, mendova qe te jene vetem keto 3′qytete ne fillim dhe nese do te kete oferta jane te mirepritur. Sigurisht qe shtrirja e vogel e ketij turi vjen edhe per faktin se une vetem 2 jave me pare vendosa te realizoj kete turne dhe cdo gje eshte bere me nxitim dhe shume dashuri per te qene prezente ne vendin tim. Albumi tashme ka mbaruar dhe jam e lumtur qe bashke me mua ne kete turne Dj zyrtar i Timbaland, Dj Brasco.

Do te kete nje klip qe do te prezantoje albumin?
Ende nuk kam vendosur se cila do te jete kenga qe do te prezantoje albumin. Pasi te kem zgjidhur kete dileme do te kete. Po une deri me tani i jam perkushtuar albumit i cili ka kushtuar jo pak.


Po projekte te tjera muzikore?
Me krenari them se kam fituar nje projekt me shume vlere, sic eshte projekti im me Gippsy King, te cilet do te kene nje tur koncertor ne Europe dhe une do te cel koncertet e mia. Kjo eshte edhe menyra me e mire per te prezantuar albumin tim.

Eshte folur edhe per nje tentative tuajen per te hyre ne kinemane amerikane?
Po eshte teresisht e vertete. Une Kam mbaruar nje film me Stiven Segal, eshte nje serial qe del ne nentor ne kanalin “Real” ne ShBA.

Bleona a ka qene e lehte qe Timbeland te pranonte te punonte me ju?
Jo nuk ka qene aspak e lehte per ta bindur ne fakt. Timbelend e kam takuar ne vitin 2009 gjate ndarjes se cmimeve muzikore Gramy dhe vec pas nje viti me pas kam arritur te hyj ne studion e tij. Ai pa kembenguljen time qe une nje vit rresht nuk ndalova, por i shkoja cdo dite ne studio deri sa ai pranoi te punonte me mua.

Mendoni se tashme me kete album qe mban firmen e Timbalend keni gjetur karteviziten e duhur per te hyre ne tregun amerikan?
Timbeland nuk te hap dyert, ne USA ka nje shprehje ‘ti mbahesh mend sa kenga jote e fundit’, une nuk pres nga ai te me hap dyer. Une shkova te punoja ne studio dhe te kisha kenge nga ai. Kenget i kam kualitative dhe une kam mundesi fale kesaj qe te jem ne nje piste gare dhe mund te garoj me te gjithe “ferraret” e tjere. Ketu varet nga artisti.
Ka shume menyra per t’u bere i famshem, por une kam zgjedhur menyren profesionale dhe kam bere mire. Mund te kisha dale ne ‘People’ si e dashura e ndokujt, por nuk kam dashur. Dua te behem e famshme ne Amerike vetem me punen time. Ajo qe me ka ndihmuar mua te arrij deri ketu ka qene pasioni dhe kembengulja.


A e keni ndjekur shqiptaren Rita Ora, cfare mendoni per suksesin e saj?
Sigurisht qe e kam ndjekur. Rita Ora ka nje shans te vertete per te konkurruar ne bote. Rita ka fat, ka Londren nga pas, eshte e talentuar dhe eshte nje hapje rruge per gjithe artistet shqiptare. Une do te doja qe te arrija ne Amerike, te kisha nje sukses te tille. Une kam vendosur te ndryshoj imazhin e Shqiperise ne bote me gjithcka qe kam. Do te isha e lumtur qe te jem ambasadore e artit ne bote.

Albumi juaj thate se ka kushtuar shume, ku i keni gjetur parate?
Kam pasur sponsor per albumin, por edhe kam pasur parate e mia. Ju siguroj qe nuk jane leket e Ganit, sic eshte komentuar ne ndonje media. Gani eshte nje nga njerezit me te rendesishem te jetes sime, dhe do te jete gjithmone. E falenderoj perzemersisht per gjithcka.

Ka pasur ndonje moment qe jeni dekurajuar?
Une jetoj per kete pune, une pa muziken nuk jetoj dot tani eshte kthyer ne nje sfide ose do arrij ate qe dua ose do plakem duke u perpjekur per te arritur. MTV ka qene synimi im dhe do te jem shume shpejt dhe kjo eshte endrra ime. Per ate po punoj dhe mendoj se do arrij shume shpejt. Mua me ka ndihmuar karakteri qe kemi si komb te arrij deri ketu. Une nuk pi droge, as alkool, s’kam pire kurre ne jeten time, por kam nje energji skandaloze si te jem ne efektin e tyre. Por mua ka qene mbeshtetje shume e madhe familja ime qe kam arritur deri ketu, vecanerisht mami.

Bleona a ja ka vlejtur deri me tani gjithe kjo sakrifice?
Ja ka vlejtur kaq shume ky rrugetim, sa nese do te nisesha serish, do ta ribeja edhe njehere te njejten rruge. Une kam sakrifikuar cdo gje, duke filluar qe nga jeta private, qe nuk kam jete private dhe nga ana financiare. Nuk jam bere nene si shoqet e mia, por kam nje qene 6 muajsh. Une kam zgjedhur kete rruge dhe do t’ia arrij. Ky turne qe po bej do te jete nje sukses si ai i 2002-shit. Une perpara muzikes nuk kam njeri. Shpesh ndihem e vetmuar dhe kam bere shume sakrifica per kengen, por do t’ia arrij. Kete e dine si mami, babi, vellai dhe Gani. Ne Shqiperi une jam superstar dhe do te kendoj deri ne 72 vjec.